2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Shoferi në Prizren kapet në flagrancë pa regjistrim dhe pa patentë, i kërcënon policët me hakmarrje

Shqiptimi i gjobave për thyerjen e rregullave në trafik bëhen shpeshherë shkas që shoferët të revoltohen dhe t’i pengojnë zyrtarët policorë. Përpos ofendimeve, ata eskalojnë edhe në kërcënime dhe sulme fizike, duke ua vështirësuar kryerjen e detyrave zyrtare.

Një rast i tillë ka ndodhur të dielën në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, ku Policia ka arrestuar një 22-vjeçar F.K., i cili po dyshohet se ka kanosur policët që e kapën në flagrancë pa patentë shofer.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur pasdite, kur njësia e trafikut e ka ndalur të riun nën dyshimet se ishte duke lëvizur në kundërshtim me rregullat e komunikacionit. Ashtu edhe doli, pasi shoferi i dyshuar nuk kishte patentë shofer dhe vetura ishte e paregjistruar.

I mllefosur pasi Policia e kapi mat, i riu filloi me kërcënime, duke i paralajmëruar zyrtarët policorë se do të hakmerret ndaj tyre dhe do ta pësojnë keq.

Për ta vënë situatën nën kontroll, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku para hetuesve ka dhënë deklaratën e tij lidhur me atë që ka ndodhur.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje ndaj personit zyrtar’./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img