Site icon PrishtinaPress

Shoferi kishte pirë drogë, makina bie në liqen, vdes një fëmijë dhe dy vajza

Tre persona kanë humbur jetën, pasi makina me të cilën ata udhëtonin, ra në liqenin e Bilecik. Ngjarja e rëndë ndodhi në Turqi, ndërsa policia ka vënë në pranga shoferin 36-vjeçar, Yunus K.

Viktimat janë një fëmijë dhe dy vajza. Ndërkohë, drejtuesi i arrestuar i mjetit deklaroi në polici se ata kishin konsumuar bonsai dhe metamfetaminë përpara aksidentit. Sipas mediave turke, aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:00 të ditës së djeshme në lokacionin e fshatit Üyük Göller.

Yunus K. dhe shoku i tij Ertan U. arritën të dalin në kohë nga mjeti që po fundosej, por fatkeqësisht fëmija dhe dy vajzat që udhëtonin me ta nuk ia dolën dhe u mbytën.

Menjëherë pas marrjes së informacionit në vendin e ngjarjes shkuan një numër i madh zjarrfikësish, ekipet mjekësore dhe zhytësit, këta të fundit që pas disa minutash arritën të nxjerrin trupat e pajetë në breg.

Viktimat janë Derya Nur Mete, 24 vjeç, djali i saj 5-vjeçar Yüksel Berk Mete dhe Nazar Ağaçdelen 25 vjeç. Trupat e tyre janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Bursës për procedurat e autopsisë.

Në këqyrjen e kryer nga ekspertët e grupit hetimor në makinën e aksidentuar, brenda saj u gjet një aparat për përdorimin e drogës i njohur si “kovë”. Për këtë arsye, shoferi përfundoi pas hekurave dhe akuzohet për vrasje, ndërsa shoku i tij pas marrjes në pyetje është lënë i lirë.

 

 

Exit mobile version