Site icon PrishtinaPress

Shoferi kapet në flagrancë me drogë në parkingun e një marketi në Prishtinë, përfundon në Polici

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare.

Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.

Një rast i tillë është zbuluar edhe mbrëmë, në parkingun e një marketi në Prishtinë, ku Policia ka ndaluar një person, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se te i dyshuari K.Zh., i cili ndodhej në veturën e tij, pas kontrollit, zyrtarët policorë ia kanë gjetur një sasi me substancë narkotike, të llojit marihuanë.

Sinjali mëson se i dyshuari ka deklaruar para Policisë se është përdorues i drogës dhe nuk ka pasur qëllime për shitblerje të substancave të tilla.

Qesja me marihuanë është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me veprën me të cilën ngarkohen.

Pas përfundimit të proceduarve policore, Prokurori ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij për veprën penale “Posedim i paautorizuar substancave narkotike, psikotrope ose analoge”.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit./PrishtinaPress/

Exit mobile version