Site icon PrishtinaPress

Shoferi i dehur kërcënon me vrasje policin brenda stacionit policor në Prizren, dërgohet në mbajtje

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpeshherë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën. Plot raste të tilla ndodhin edhe në komunikacion.

Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë pas mesnate në rrugën “Wesley Clark“ në Prizren, ku Policia u përballë me një shofer, i cili dyshohet se derisa ishte ne gjendje të dehur po drejtonte veturën dhe nuk përfilli urdhrat e Policisë për t’u ndalur në një pikë kontrolli.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se pasi shpërfilljes së Policisë, këta të fundit u detyruan ’i viheshin pas duke e ndjekur, derisa i njëjti ndaloi. Por nuk mbaroi me kaq, pasi i dyshuari, teksa ishte me dy miq të tij, nisi të bëjë veprime agresive, për çka u prangos dhe u shoqërua në stacion policor.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari ka vazhduar me të njëjtat sjellje dhe ka eskaluar deri në atë pikë sa e ka kërcënuar me vrasje njërin nga zyrtarët policorë.

Kanosja serioze ndaj policit i kushtoi atij me ndalim, pasi Prokurori i Shtetit urdhëroi që i dyshuari të dërgohet në Qendrën e Mbajtjes për 48 orë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosje”.

Exit mobile version