Site icon PrishtinaPress

Shmangu 80 mijë euro nga tatimi, prokuroria ngritë aktakuzë ndaj tij

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet A.B.

Prokuroria Speciale njofton se i dyshuari me qëllim të shmangies së pagesës së tatimit dhe të ardhurave nga qarkullimi, nuk i përfshin të ardhurat e tij saktësisht duke iu shmangur tatimit mbi vlerën të shtuar.

Në vlerë të përgjithshme ai ka shmangur 80,696 euro duke e dëmtuar buxhetin e Kosovës.

Me këto veprime i pandehuri A.B., ka kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi” nga neni 307 paragrafi 3 dhe paragrafin 1 të KPRK-së.

Exit mobile version