1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Veseli: Afati për shlyerjen e borxheve të bizneseve të shtyhet deri më 31 dhjetor

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur sot në takim Zyrën e Komunitetit të Biznesit, me të cilët ka diskutuar për bizneset në vend.
Veseli në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se është e nevojshme që afati për shlyerjen e borxheve për bizneset të shtyhet deri në fund të këtij viti.
Lexoni postimin e plotë të Veselit në Facebook:
Në takim me Zyrën e Komunitetit të Biznesit, në Kuvendin e Kosovës, biseduam për hartimin e një agjende të përbashkët ekonomike dhe pako të reformave të domosdoshme.
U pajtuam që gjatë procesit të riformatimit të Qeverisë, të dëgjohen dhe merren parasysh propozimet e komunitetit të biznesit. Po ashtu, diskutuam për nevojën e shtyrjes së afatit për shlyerjen e borxheve të bizneseve deri më 31 Dhjetor 2016. K.V./PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img