Gazeta online PrishtinaPress.eu, ua sjell një xhirim të vitit ’96 kur këngëtarja jonë e madhe, Shkurte Fejza kishte kërkuar nga bashkatdhetarët në Bamberg që në skenë ta ftojë shoqen e saj të femijërisë dhe të këngës, siç e quan ajo, Shyhrete Behlulin.
Dy këngëtarer tona, Shkurte Fejza dhe Shyhrete Behluli që dikur as nuk mundeshim t’i paramendojmë pa njëra tjetren, sot nuk flasin mes veti.
Raportet e tyre u zbehën kur Shkurte Fejza festoi 40 vjetorin e karrierës muzikore.
Në listën e personave që ajo kishte falenderuar në atë 40 vjetor nuk ishte i pranishëm emri i koleges së saj Shyhretes me të cilën dikur raportet i kishte shumë të mira dhe në karrierën e saj aq shumë vjeçare kanë punuar shumë bashkë./PrishtinaPress.eu