Site icon PrishtinaPress

Shkupi, ndër dhjetë qytetet më të ndotura në botë

Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, vazhdon të jetë një nga qytetet më të ndotura në Evropë. Sipas ueb-faqes së specializuar për monitorimin e cilësisë së ajrit në qytetet dhe kryeqytetet kryesore të botës, “Aj-Q-er”, Shkupi së fundmi mban vendin e parë si kryeqyteti më i ndotur në Evropë.

Ministria e Mjedisit ka njoftuar dje se është pezulluar pragu i alarmit për ndotje të lartë të ajrit në Shkup dhe Strumicë.

“Sipas të dhënave nga sistemi i monitorimit automatik shtetëror më 04.01.2024, përqendrimet mesatare ditore të PM10 janë nën pragun e përcaktuar të alarmit prej 150 mg/m3 dhe episodi me tejkalim të pragut të alarmit për grimcat PM10 është ndalur në Shkup dhe Strumicë, thuhet në njoftimin e ministrisë së Mjedisit.

Exit mobile version