Gazetarët e mediumeve të Shkupi A1on dhe TV21 janë sulmuar sot nga një person i paidentifikuar, por i mbrojtur nga policia, gjatë tentimit për të xhiruar liqenin e fekaleve që pas reshjeve të shiut u shfaq te ndërtesa e MPJ-së maqedonase.
Një person që ka refuyuar të legjitimohet ka tentuar t’i përzë ekipet e televizioneve, ndërsa pasi gayetarët ia kanë tërhequr vërejtjen se nuk guxon t’i thejë kamerat, ai me arrogancë është përgjigjur: “Do ta thej, or”. Në të njëjtën kohë policia, e cila ka qëndruar vetëm dhjetë metra nga vendi i ngjarjes, ka vendosur të tërhiqet dhe të mos intervenojë.
Personi ka thënë se toka është private, edhe pse ajo është shtetërore dhe i është dhënë një firme nga Ishujt e Virgjër (British Virgin Islands) për të ndërtuar aty një godinë, si “investim i huaj”.
Reshjet e djeshme të shiut në Shkup shkaktuan vërshim të ujërave të zeza në gropën ku po punon “investitori i huaj”, duke rrezikuar njëkohësisht shembjen e dy godinave “baroke” – asaj të MPJ-së, si dhe të Policisë Financiare.