Dje në ora 22.30 në bulevardin “Cvetan Dimov” në Shkup, nëpunësit policorë gjatë orës policore kanë vërejtur se personi me iniciale F.A(20) nga Shkupi, nuk e ka respektuar masën për ndalimin të lëvizjes dhe të njëjtit i është thënë se do të arrestohet për mos respektim të kësaj mase.
Në atë moment ka ardhur vëllau i tij B.A(29) i cili fizikisht i ka sulmuar policët. B.A menjëherë është arrestuar dhe dërguar në stacionin policor, derisa F.A ka shfrytëzuar situatën dhe ka ikur nga vendngjarja. Nga MPB thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit.