Site icon PrishtinaPress

Shkuan për turizëm në Rusi, disa indianë arrestohen dhe dërgohen për të luftuar në Ukrainë

Disa indianë që raportohet se shkuan në Rusi për vizitë deklaruan përmes një video-mesazhi se autoritetet ruse po i detyrojnë të shkojnë në Ukrainë për të luftuar.

Kjo video është publikuar në X nga gazetarja e NDTV të Indisë, Uma Sudhir.

Ata pretendojnë se shkuan për turizëm në Rusi në dhjetor të vitit të kaluar, por atje se një agjent udhëtimesh u ofroi atyre të vizitonin Bjellorusinë.

“Nuk e dinim se kishim nevojë për vizë. Kur arritëm në Bjellorusi, agjenti na kërkoi para dhe më pas u zhduk”, thotë njëri prej tyre.

Exit mobile version