Raportohet se disa persona kanë shkruar grafite me mbishkrime me përmbajtje përçarëse në muret e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Rasti ka ndodhur në fshatin Suhodoll i epërm të Mitrovicës.
Po ashtu grafite të tilla ka pasur edhe në tabelat treguese të fshatit.
Rasti është duke u hetuar, njofton raporti 24 orësh i policisë.