Informatë e rëndësishme për të gjitha palët e përfshira në debatin rreth krimeve të mia, dëshirës për të ma mbyllur gojën, qoftë nga politika, qofta nga mediat rivale që janë ndërtuar për të mbrojtur bizneset
Ka qene, nese nuk gaboj, viti 2009, ndoshta viti 2008, kur disa miq te mi, dhe partnere te mi, paten vendos te fillojne te hapin nje gurthyes ne veri te Kosoves.
Si nje djale i ri, i etur per t’u pasuruar me shpejt dhe shume shume se sa duhet, qesh bashkuar me kete iniciative. Tek e fundit ligjerisht nuk kishte asnje problem.
Qe t’i themi gjerat krejt hapur, ka qene edhe vullnet i tash Kryetarit te Kuvendit te Kosoves dhe Presidentit te vendit, Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit, qe te investohej ne kete pjese te vendit, sepse thoshin qe edhe ajo pjese eshte Kosove. Thoshin qe ishte mire qe te blihej toke ne kete pjese te Kosoves, te investohej ne kete pjese te Kosoves, sepse ajo po shpopullohej. Ne ate kohe, me te dyte keta kishim raporte te mira.
Ky biznes – kjo ka qene bere publike ne ate kohe – udhehiqej nga miku im Bujar Musa (na banesen e te cilit edhe me tutje banon Presidenti i Kosoves), Akan Ismaili, ish ambasador i Kosoves dhe mik i imi, si dhe Fadil Demiri, gjithashtu mik i imi. Une kam qene aksionar minor, nese nuk gaboj me 5 per qind.
Befasisht, permes nje shkrimi ne Kohe Ditore, atebote, e kuptova qe aksionar kishin qene edhe dy serbe – nuk ka qene Zvonko Veselinovici i famshem, partia e te cilit sot eshte pjese e qeverise se Kosoves. Ky lajm, lajmi i gurthyesit, u shpernda edhe ne Kuvend te Kosoves, nese nuk gaboj per here te pare u be publik nga Gani Geci. U shokova. U terhoqa nga aksionet.
Mirepo edhe ashtu, ky biznes, ne te cilin qene investuar miliona euro, deshtoi. Jam interesuar kohe pas kohe per te ditur se cfare po behet me te, meqe aq shume eshte folur per te. Ai eshte i mbyllur. Rruget e Kosoves nuk u shtruan me guret e ketij gurthyesi, por me guret e gurthyeseve te vllezereve te Presidentit Thaci dhe personave te tjera te afert me ta.
Une edhe sot e kesaj dite, edhe sot e 100 vjet, jam i penduar per kete iniciative, edhe pse le te kuptohemi, asgje ilegale nuk kishte. Nuk eshte vjedhe asgje, nuk i eshte shmangur tatimeve askush. Gjeja me idiotike aty isha une. Cfare kerkoja aty?
Edhe njehere po e perseris, meqe ne ate kohe kam qene i afert me ta, ka qene nje lloj deshire e Veselit dhe Thacit qe te investohej ne ate pjese ne menyre qe te integrohej. Pra, sic e thash, Thaci edhe sot e kesaj dite jeton ne banesen e mikut tim. Sigurisht qe une dhe miku im kemi pikepamje te ndryshme rreth Thacit, mirepo secili prej nesh e vazhdon punen dhe jeten sipas menyres se tij.
Te kthehemi edhe pak te biznesi lukrativ. Aty une nuk e kam investuar asnje cent, nuk e kam perfituar asnje cent. Thjesht, si quran, jam bere pjese e nje afere te tille. Normalisht qe budallakia e ka cmimin e vet, qe tash une po e paguaj.
Mirepo, do te mbrohem me gjithe arsenlin qe e kam ne dispozicion sa here qe koleget e mi, sa here qe politika, do te mundohet qe ta perdore kete teme per te krijuar avantazh ndaj meje. Sa per fillim, duhet t’ua rikujtoje atyre qe une nuk kam marre pjese ne dasmen e Arkanit, nuk kam bere biznes dhe kontrabande gjate kohes se aparteidit, nuk kam punuar me vellezerit Karic, ne kohen kur ne Kosove po digjej toka nga lufta.
Une nuk kam bere biznes e as media, e as studio gjigante, me kontrabande. Nuk kam bere media për t’i mbrojtur bizneset e mia, sepse nuk kam. Perkundrazi, kam bere medium qe ka mundesi qe po me shkakton kokeçarje mu dhe njerezve te afert, me te cilet kam punuar 10 – 15 vjet.
Me fjale te tjera, kjo afere, dhe asnje tjeter nuk ka me qene te mjaftueshme, qe une me qene i shantazhuar, e as me e ule koken. Nuk do t’ia lejoj vetes qe ta kam redaktor, e as kryeredaktor, Hashim Thacin. Nuk do te mundet Hashim Thaci, e as Shpend Ahmeti, qe ta mbyllin gojen e T7’shit, Gazetes Express, e as timen, me licenca per spitale, me leje ndertimore, e ku ta di cka tjeter.
Do t’i pranoj goditjet ne cdo emision, do t’i pranoj goditjet prej Thacit sa here ia prishim idene per ndarje, mirepo nuk do ta ulim koken.
E vertete: deri ne fund te jetes do te kane mundesi qe te ma permendin gurthyesin, e edhe une deri ne fund te jetes do ta tregoj te verteten per te, pa u lodhur, edhe pa qene krenar.
E, tash, ky eshte vec fillimi.
Qysh do te thoshte Jezusi, kur i kishte takuar disa burra qe donin ta vrisnin Maria Magdalenen me gure: Le ta godas i pari, ai i cili eshte i pamekat. Ata te gjithe, nje nga nje, i leshuan guret ne toke.
Une kam me pranu me me gjujte me gure krejt ata qe e besoj qe njemend jane te pabehane, mirepo kontrabandistat, ata qe me vllazen e hangren krejt Kosoven? Jo kurre.