Site icon PrishtinaPress

Shkrimtari serb: E kaluara po na ndjek pas, duhet të marrim përgjegjësi për krimet në Kosovë

Shkrimtari serb, Vladimir Arsenijeviq ka folur për romanin e tij të ri, “Fantazmat”, në të cilin tha se trajtohen “të kaluarën e cila po na ndjek pas”, ndërsa ka përmendur edhe tragjedinë e fundit në një shkollë fillore në Beograd.

Arsenijeviq tha se për të analizuar dhunën që mbretëron në shoqërinë serbe “duhet të kthehemi në vitet ’90”.

“Së pari duhet të kthehemi shumë larg në vitet 1990 për të rivlerësuar atë që është bërë në emër të kësaj shoqërie, e cila ka përgjegjësi ndaj asaj historie të kohëve të fundit që ndot mjaft marrëdhëniet me mjedisin tonë të afërt, me atë që ne e quajmë rajon, ta zgjidhim atë, ta marrim përgjegjësinë si shoqëri për krimet e bëra, ta ndalojmë këtë valë revizionizmi që jo vetëm ka mbuluar sistemin tonë arsimor, por gjendet kudo”, tha ai në një intervistë.

Mos marrja e përgjegjësisë, thotë Arsenijeviq, solli “rrëfimet absurte”, sipas së cilave “një numër i madh qytetarësh në Serbi, që nga viti 1990/91 deri në vitin 1999 mbollëm pemë, ujitëm lule, gërmuam patate dhe pastaj erdhi e keqja NATO dhe na vrau me bombardime”.

“Dhe kjo është gjithçka që qytetarët e Serbisë sot dinë për gjithçka që ka ndodhur gjatë viteve nëntëdhjetë. Përmendja se kush është në krye të politikës serbe, shoqërisë serbe, ushtrisë së formacioneve paraushtarake, nga Vukovari në Sarajevë, Gorazhde, Prijedor, Srebrenicë, në Kosovë, varreza masive, ekstradimi i kufomave civile në liqenin Peruçac…”, tha ndër tjerash shkrimtari.

“Të gjitha ato tmerre janë zhdukur nga vetëdija kolektive”, theksoi ai, duke shtuar se kjo e ndot çdo mundësi për pajtim, “për të marrë përgjegjësi, por edhe për t’ua hedhur fajin atyre që janë vërtet fajtorë, atyre që i kanë kryer krimet”.

Exit mobile version