Shkrimtari i njohur nga Kosova, Ag Apolloni është nderuar me një çmim special në Gjermani. Kjo është bërë e ditur nga ambasadori i Kosovës në Berlin, Faruk Ajeti.
“Çfarë lajmi fatastik nga Panairi i Librit në Leipzig
Ag Apolloni me romanin “Kësulëkuqja – përrallë për të rritur”, është nderuar me “Special Mention”, në një ceremoni solemne të ndarjes së çmimeve për letërsi nga Bashkimi Evropian, në Panairin e Librit në Leipzig.
Në mesin e 13 veprave të nominuara të autorëve të 13 shteteve evropiane, me “Special Mention” janë nderuar: Kosova, Qiproja, Estonia, Finlanda dhe Franca.
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, ka shkruar ai. /PrishtinaPress/