3.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Shkrimtari i njohur: PDK i ka bërë disa transformime kyçe në Drenicë deri atëherë TOTALISHT të lënë pas dore

Shkrimtari Azem Deliu ka komentuar fitoren e PDK’së në Skenderaj dhe humbjen e Bekim Jasharit.

Ai thotë se vendi prej nga vjen shkrimtari është kritikuar për votën pothuajse blanko ndaj një partie politike që derivoi nga grupacioni luftarak i të nëntëdhjetave.

Sipas tij e e vërteta është pak më komplekse. Siç shkruan Deliu PDK nuk është votuar vetëm përshkak të luftës, por i ka bërë disa transformime kyçe në Drenicën deri atëherë TOTALISHT të lënë pas dore. Natyrisht, emocioni i luftës është në Drenicë më intensiv se në Prishtinë. Çka pritët ju?, shkruan Deliu

Shkrimi i plotë;

Ta duash Skënderajn të prapambetur, që të mund ta shash më lehtë.

Që prej pavarësisë e tutje (e mbase edhe më herët), rajoni prej nga vij ka qenë i kritikuar (me të drejtë) dhe i përqeshur (pa të drejtë) për votën pothuajse blanko ndaj një partie politike që derivoi nga grupacioni luftarak i të nëntëdhjetave.

E vërteta është pak më komplekse: ajo parti nuk është votuar vetëm përshkak të luftës, por i ka bërë disa transformime kyçe në Drenicën deri atëherë TOTALISHT të lënë pas dore. Natyrisht, emocioni i luftës është në Drenicë më intensiv se në Prishtinë. Çka pritët ju?

Në zgjedhjet e fundit, përqeshja u intensifikua, por tash me argumentin e kundërt: pse Skënderaj nuk e votoi luftën? Sa turp që nuk e votuan Bekim Jasharin!

1. Nuk është fare turp që në politikë, pavarësisht prejardhjes, të humbasësh në vota. Kjo tregon shkëputje prej modelit paraprak të mendimit, që linte tepër shumë për të dëshiruar (sipas kritizierëve). Më fal, nuk mund të votohesh pse je djali i dikujt! Pikë.

2. Bekim Jashari ka qenë një kryetar që mitin e familjes së vet e ka zhvendosur në territorin e lëngshëm të politikës. Politika është debat, aty nuk lëshohet rrugë, por luftohet për rrugë. Nëse e ke dashur nderin e familjes, kandidimi ka qenë autogol. Nuk ka “respekt familjar” në politikë. Është thënë mijëra herë, dhe pajtohem krejtësisht, që fëmijët e ish-funksionarëve jugosllavë nuk kanë pse turpërohen për veprimtarinë e prindërve. Epo kjo është me dy teha: nuk mund të distancohesh totalisht nga përgjegjësia, e ta trashëgosh lavdinë. Ose janë të dyja, ose asnjëra.

3. Çka do të thuhej sikur të votohej Jashari?
– Ja, fshatarët e prapambetur, votuan veç për luftën, pa mendim kritik e pa program. Pra, nuk ka pasur kritikë për atë vend për ta ndrequr, por për ta mbajtur në të njëjtën mendësi, ashtuqë të përqeshet më lehtë e më mirë.

4. “Qe 20 vjet u përdor Ademi, pse jo tash”.
– E para, nuk është përdorur Ademi, por lufta (edhe kjo jo mirë).
– E dyta, edhe nëse është përdorur, shumë mirë që përdorimi i tij ka marrë fund. Nëse qytetari ia ka ndëshkuar me votë këtë lloj fushate vetë djalit të Hamzës, do t’ia ndëshkojë edhe më pa përtesë të tjerëve.

5. “Po pse, çfarë programi patën këta të tjerët.”
– Shumë program normal. Lexojeni, e pastaj flasim. Nëse e zbatojnë, mirë. Nëse jo, edhe këta i zëvendësojmë. U zëvendësu Bekimi, të tjerët zëvendësohen lehtë.

6. “Drenica e tradhtoi familjen Jashari”
– Si ka mundësi që nuk flisni për një parti politike në pushtet, që abuzonte neveritshëm me emrin e Murat Jasharit për president, e kur i kompletoi kalkulimet e hodhi tutje, e po flisni për një garë ku Bekimi ka humbur me votë.

Për fund – festa me kallashë e me armë e shëmton cilëndo fitore politike të cilitdo krah. Kundërshtari politik nuk duhet dehumanizuar. Dinjiteti i fituesit që nuk rrah gjoks, është më i rëndësishëm se vetë fitorja.

P.S. Fadil Nura, biblioteka e qytetit ka nevojë të ndreqet dhe Gjimnazi i qytetit është pa bibliotekë fare. Dëshmoje veten!

Qetësohuni, jeta vazhdon!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img