3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Shkrepje me armë zjarri në Prishtinë, ka të lënduar

Sot në rrugën “Hilë Mosi” në kryeqytet ka ndodhur një përleshje mes disa personave ku dyshohet të jetë shkrepur dhe arma e zjarrit.

Sipas policisë, numër i pacaktuar i të dyshuarve janë shoqëruar në stacion, ndërsa një armë është sekuestruar, transmeton Klankosova.tv.

E të lënduarit janë trajtuar në QKUK, sipas policisë.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në mënyrë aktive ka vijuar punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore të cilat  kanë  rezultuar me identifikimin, lokalizimin si dhe kapjen e menjëhershme të disa personave të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë. Të lënduarit nga përleshja janë dërguar në QKMF,  për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë që është identifikuar edhe një veturë e dyshuar, e njëjta është ndaluar dhe kontrolluar nga policia.

Aktualisht po vazhdon puna policore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img