Hysamedin Feraj, i njohur për logjikë të pervertuar në komentimin e ngjarjeve në vend, u lëshua në sulme të rënda ndaj Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt, se kinse ky i fundit “ndoshta i falë tokë Serbisë si Malit të Zi”.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, reagoi ashpër ndaj Ferajt duke e quajtur “tellall të asgjësë” me thirrjen “ndalini more këto budallallëqe”.
Postimi i Ramadanit:
E lëshuan Urën, tash i sulen çlirimtarëve!
Duket që nuk u ka mbetur gjë për të dalë në publik, pos fyerjeve e sharjeve ndaj çlirimtarëve pikërisht në motive kombëtare.
Atyre që e kanë oborrin me varreza të familjarëve e bashkëluftëtarëve. Atyre që në trup kanë dhjetëra plagë që ua shkaktoi Serbia.
Telallët e asgjës janë kthyer në sulm brenda Kosovës.
Kjo as nuk është mënyra e oponencës, as nuk ia mbush mendjen kujt. Përkundrazi, të irrituar njerëzit nga këta edhe i përqeshin, edhe i nënçmojnë.
Fyerjet nuk ia rrisin besueshmërinë.
Veç dëshmojnë çmendurinë që i kaplon kur ndihen në siklet!
Ndalini more këto budallëllaqe!
Shkoni hapeni Urën “me NATO-n a pa NATO-n, me KFOR-in a pa KFOR-in”!
Idiotë të Dobishëm!