Pasditen e sotme, në ambientet e kompanisë turke të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes TUSASH, është raportuar për një sulm, i cili nga institucionet atje është cilësuar si “terrorist”.
Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya më herët tha se tre persona mbetën të vdekur ndërsa 14 të plagosur në këtë sulm, raporton Klankosova.tv.
Veç tyre, ai tha se edhe dy nga sulmuesit mbetën të vdekur.
Ndërkaq, presidenti Recep Tayyip Erdogan, më vonë tha se katër persona kanë mbetur të vrarë.
Mediat botërore kanë publikuar edhe pamje të njërit nga personat e dyshuar për sulmin në fjalë.
SkyNews ka raportuar se në mesin e sulmuesve është edhe së paku një grua, të cilës nuk ia kanë publikuar fotografinë për shkak të “pamjeve të rënda”.