Site icon PrishtinaPress

Shkon në 22 numri i të vrarëve nga raketat e lëshuara nga Gaza në Izrael

11:55 – Shkon në 22 numri i të vrarëve nga raketat e lëshuara nga Gaza në Izrael

Ka shkuar në 22 numri i të vrarëve pas sulmit në Izrael, ku Gaza lëshoi disa raketa.

Kështu ka bërë të ditur Shërbimi i Shpëtimit të Izraelit, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Ndryshe, sipas zyrës së kryeministrit izraelit, kabineti i Sigurisë i Izraelit do të mblidhet sot në selinë e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit.


10:14 – Kabineti i Sigurisë i Izraelit do të mblidhet pas disa orësh

Sipas zyrës së kryeministrit izraelit, kabineti i Sigurisë i Izraelit do të mblidhet sot në selinë e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit

Kabineti pritet që të mblidhet në orën 13:00, shkruan BBC, Klankosova.tv.

Zyra e Kryeministrit atje, tutje tha se aktualisht është duke u bërë një vlerësim sigurie.


10:08 – Ministri izraelit i Mbrojtjes: Izraeli do ta fitojë këtë luftë

Pas sulmit nga Gaza, ka reaguar ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant.

Ai është shprehur se Izraeli do ta fitojë këtë luftë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Izraelit që të ndjekin udhëzimet e sigurisë. Shteti i Izraelit do ta fitojë këtë luftë”, është shprehur ai.


09:57 – Të paktën 100 të plagosur pas sulmit në Izrael

Të paktën 100 persona janë plagosur në të gjithë Izraelin, pas sulmeve nga Gaza.

Të paktën 80 persona janë transferuar në Qendrën Mjekësore Soroka, një qendër kryesore mjekësore në qytetin izraelit Be’er Sheva, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Qendra Mjekësore Kaplan në Rehovot të Izraelit, tha se po trajton të paktën 21 persona të plagosur, duke përfshirë dy në gjendje të rëndë.


09:56 – Michel: BE-ja qëndron e solidarizuar me popullin izraelit

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, thotë se Bashkimi Evropian qëndron e solidarizuar me popullin izraelit.

“Dënojmë fuqishëm sulmet pa dallim të nisura kundër Izraelit dhe popullit të tij këtë mëngjes duke shkaktuar terror dhe dhunë ndaj qytetarëve të pafajshëm”, shkroi ai në Twitter.


09:15 – Presidenti Herzog: Izraeli po përballet me një moment shumë të vështirë

Presidenti izraelit, Isaac Herzog, ka thënë se Izraeli “po përballet me një moment shumë të vështirë”, por ai mund të “kapërcejë të gjithë ata që na dëshirojnë të keqen”.

Në një deklaratë në X, i njohur më parë si Twitter, ai shkroi: “Shteti i Izraelit po përballet me një moment shumë të vështirë. Dëshiroj t’u ofroj forcë komandantëve dhe ushtarëve të IDF (Forcave të Mbrojtjes së Izraelit) dhe të gjitha forcave të sigurisë dhe shërbimeve të shpëtimit. Unë dërgoj inkurajimin dhe forcën time për të gjithë banorët e Izraelit që janë nën sulm”.

Ai u bëri thirrje të gjithëve që të ndjekin udhëzimet nga Komanda e Frontit të Brendshëm dhe të tregojnë përgjegjësi dhe vendosmëri reciproke.

“Ne mund t’i mposhtim të gjithë ata që na dëshirojnë të keqen,” tha ai.


 09:12 – Pasojat e raketave të lëshuara në Izrael (FOTO)

Shërbimet izraelite të emergjencës kanë bërë të ditur se dhjetëra raketa janë lëshuar nga Rripi i Gazës drejt Izraelit.

Numri i të vrarëve nga këta raketa ka shkuar në katër.

Ndërkaq, më poshtë mund të shihni pasojat e raketave të lëshuara në Izrael:

Exit mobile version