Një zyrtar i lartë rus ka thënë se dy persona të tjerë janë konfirmuar të vrarë pas sulmit në një sallë koncertesh në Moskë, duke e çuar numrin e të vdekurve në të paktën 139 të vrarë.
Ai bëri të ditur se 137 kanë vdekur në vendin e ngjarjes, ndërkaq dy në spitale, shkruan CNN.
Sipas tij, 75 nga 139 persona janë identifikuar, duke përfshirë tre fëmijë.
“40 persona kanë vdekur nga plagët me armë zjarri, dy persona nga një kombinim i plagëve me armë zjarri dhe goditje me thikë”, u shpreh tutje ai.