Site icon PrishtinaPress

Shkon në 11 numri i njerëzve të vrarë nga sulmet ruse në Slovyansk

Numri i njerëzve që kanë vdekur pas sulmeve me raketa ruse në qytetin lindor të Ukrainës, Slovyansk, ka shkuar në 11.

Ekipet e shpëtimit nxorën trupat e dy personave nën rrënojat e një shtëpie, tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave, transmeton Telegrafi.

Ata kanë qenë gjithashtu në kërkim të pesë personave që kanë mbetur në rrënojat e pallatit që ishte në cak.

Edhe banorë të tjerë janë raportuar të zhdukur, tha Vadym Liakh, kreu i qeverisë lokale.

Exit mobile version