Në raportin 24 orësh të policisë, është bërë e ditur se një person në Gilan ka raportuar në polici se dhëndri i tij derisa ka qenë mysafir te ankuesi, është gjetur pa shenja jetë, shkruan Insajderi.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjeksor që kishte dalë në vendin e ngjarje, ndërkaq me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dhëndri i tij viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë mysafir te ankuesi, është gjetur pa shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.”, thuhet në raportin e policisë/Insajderi/