Numri i të vdekurve në Turqi nga tërmeti i mëngjesit të sotëm është rritur sërish në 1,498, sipas agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive të vendit.
Numri i kombinuar i të vdekurve nga tërmeti fillestar në Turqi dhe Siri tani është në më shumë se 2,300 pasi 810 persona u konfirmuan të vdekur në Siri, raporton agjencia e lajmeve AFP.
Një dridhje tjetër e madhe, me magnitudë 7.5 ballë, goditi Turqinë edhe pas mesditës, në orën 13:24 sipas orës lokale, ka njoftuar Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS).
Kjo është dridhja më e madhe nga më shumë se 30 pasgoditjet e ndodhura deri më tani në Turqi, pas tërmetit shkatërrues të orëve të para të mëngjesit.