0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Shkollat private nuk e mirëpresin vendimin e MASH-it për shtyrjen e vitit shkollor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ditë më parë ka bërë të ditur shtyrjen e vitit shkollor më 14 shtator për shkak të situatës me COVID-19 në vend, por vendimi nuk është mirëpritur nga drejtorët e shkollave private në vend.

Ardian Hoxha nga American School of Kosova ka thënë për Telegrafin se për dallim nga shkollat publike, shkollat private janë të përgatitura për fillimin e vitit të ri shkollor, më 1 shtator.

Ai tregoi se drejtorët e shkollave private në vend e kanë pasur një takim me ministrin e Arsimit, Ramë Likaj  ku i kanë shpalosur kërkesat e tyre për fillimin e mësimit, mirëpo nuk kanë marr asnjë përgjigje nga ta.

“Më 11 gusht jemi takuar me ministrin Likaj, disa kërkesa tona kanë qenë në lidhje me fillimin e vitit të ri shkollor në kohë, ku kemi thënë se shkollat private kanë hapësirë më shumë, staf më shumë, resurse, rregull dhe disiplinë më shumë. Jemi të gatshëm me menaxhu më mirë mbarëvajtjen. Kemi kërkuar që të vendosim ne se kur të jetë koha e përshtatshme për të filluar. Jemi vet në punë këtu dhe fëmijët i kam në këtë shkollë. Mirëpo në lidhje me kërkesat tona, ministria nuk na kthyer përgjigje”, tha ai.

Më tej, Hoxha u shpreh se edhe nxënësit edhe prindërit me shumë entuziazëm e kanë pritur datën 1 shtator për fillimin e vitit shkollor.

Siç tha ai, vendimi i MASH-it nuk është i duhuri për shkollat private, pasi sipas tij nuk duhet të trajtohen të gjitha shkollat njëjtë kur ka shkolla që plotësojnë të gjitha kushtet për të vazhduar mësimin në mënyrë të rregullt.

“Vendimi i MASH-it që viti shkollor të filloj më 14 shtator nuk është mirëpritur nga ana ime. Edhe nxënësit edhe prindërit me shumë entuziazëm e kanë prit datën 1 shtator për fillimin e vitit shkollor. Nuk duhet të trajtohen të gjitha shkollat njëjtë, kur ka shkolla që i plotësojnë të gjitha kushtet për të vazhduar mësimin”, ka thënë Hoxha.

Edhe themeluesi i shkollës finlandeze, Alejtin Berisha për Telegrafin tregoi pakënaqësinë e tij për vendimin e MASH-it.

Berisha theksoi se shkolla e tij i plotëson të gjitha kushtet që mësimi të fillojë më 1 shtator.

Siç u shpreh ai vendimi i MASH-it ka qenë befasues.

“Ne kemi qenë të përgatitur të fillojmë mësimin më 1 shtator. Si shkollë private kemi klasë me jo më shumë se 10 nxënës. Ju kemi përmbajtur të gjitha rekomandimeve të IKSHPK-së dhe OBSH-së për fillimin normal të vitit shkollor. Ka qenë befasuese vendimi i MASH-it. Jemi duke e respektuar vendimin e MASH-it, por presim eventualisht nëse ka ndonjë ndryshim për shkollat private”, tha ndër të tjera ai.

Ndërsa, Virtyti, prind i një nxënësi në shkollën franceze në Prishtinë tha se vendimi i MASH-it për fillimin e vitit shkollor më 14 shtator për shkollat private është i panevojshëm, pasi siç tha ai këto shkolla i plotësojnë të gjitha kushtet që mësimi të fillojë më 1 shtator.

“Në shkollën e fëmijëve të mi, ata sivjet futen në një objekt të ri. Klasat janë me pak nxënës.  Konsiderojmë se është e panevojshme me bo një vendim të tillë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Telegrafi është munduar të kontaktojë zyrtarë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës lidhur me këtë çështje, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img