Në qoftë se fëmijëve u del ndonjë problem që u duhet të bisedojnë me psikolog, të vetmin destinacion e kanë drejtorin, arsimtarët ose prindërit.
Kjo ngaqë shumica e shkollave të Kosovës, nuk kanë fare psikologë të angazhuar.
E nxënësit njëkohësisht edhe prindërit e shohin të nevojshme prezencën e tyre.
Mungesa e psikologëve në shkolla, nuk lidhet me mungesën e kuadrit. Madje, janë dhjetëra të diplomuar në fakultetin e psikologjisë, e që janë të papunë.
Ndërsa në Ministrinë e Arsimit e kanë një plan që do tu bënte zgjidhje, mirëpo ai kushton.
E për të kundërshtuar këtë çështje të cilën po e thonë në ministrin e arsimit, studentët e fakultetit psikologjik të premten e 23 shtatorit në ora 11:00, kanë organizuar një protestë para MASHT-it.
Moto e tyre do të jetë shkollat pa psikolog, psikologët pa punë.