Gazetari, Dukagjin Gorani dhe opinionisti, Sadri Ramabaja, kanë pasur një debat për shkollat politike të viteve të 90’ta.
Ramabaja fillimisht tha se pjesëmarrja e ulët në UÇK ka qenë edhe për shkak të frikës të mentalitetit në raport me bashkësinë ndërkombëtare, duke thënë se kjo po ndikon edhe në kohën institucionale.
Por Dukagjin Gorani i tha Ramabajës që është duke i ngatërruar kontekstet kohore.
”Meqense i përmende 90’tat, mendoj që je duke e bërë një ngatërrim të konteksteve dhe mendoj që është e pandershme për ta bërë atë ngatërrim të konteksteve. Në të 90’tat ka qenë gabim me qenë realist, sot është gabim me qenë idealist. 90’tat ka qenë gabim mos me u çu në rezistencë të armatosur e sot do të ishte katastrof me u çu në ndonjë përplasje të armatosur”, ka thënë Gorani.
Sadri Ramabaja i kërkoi Goranit mos ta merr personale, por Gorani tha se ai foli me emër e mbiemër.
”Ti e nise e pare dhe më the shkolla jem e viteve të 90’tave. Ndërkaq ti si person e dinë cilës shkollë i kam takuar në vitet e 90’ta”, tha Gorani, duke i kërkuar Ramabajës që të mos mbajë leksione.
“Me kqyr në këtë formë, ti je ai që jep leksione”, i tha Ramabaja – Goranit.