Site icon PrishtinaPress

Shkodra viziton Forenzikën, inkurajon stafin për rritje të efikasitetit në luftën kundër krimit

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme,  Selami Shkodra ka vizituar sot Agjencinë e Kosovës për Forenzikë.

Ai bashkë me përfaqësuesen e ICITAP, Drita Periziçi u njoftuan për kushtet e agjencisë.

Ja njoftimi i Shkodrës:

Sot, me  bashkëpunëtorë, si dhe me përfaqësuesen e ICITAP znj/Drita Periziç në kuadër të ambasadës Amerikane,  vizituam Agjencinë e Kosovës për Forenzikë,  takuam kryeshefin, Blerim Olluri dhe stafin punues të kësaj agjencie të rëndësisë së veçantë, u njoftuam për së afërmi më kushtet dhe punën e kësaj agjencie.

Ndër të tjera  kuptuam që kjo agjenci trajton në vit kalendarik mbi pesëmijë (5000) raste dhe mbi katerdhjetëmijë prova (40000), nga rastet siç janë  krimet e rënda, narkotikët, krimet kibernetike, grafologjia, etj. Të gjitha këto me standard ndërkombëtarë.

Në këtë takim vlerësova lartë punën profesionale që bënë ky agjencion dhe i inkurajova për punë të  mëtutjeshme më qëllim të rritjes së efikasitet që lufta kundër krimit të organizuar, nga institucionet e zbatimit të ligjit të jep rezultate e pritura, ku kjo agjenci ka një rol kyç në këtë proces.

Exit mobile version