0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

ShKK nënshkruan Udhëzuesin për Mbështetje Kolegiale

Sot, Zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektuese të Kosovës, Ismail Dibrani, ka nënshkruar Udhëzuesin për Mbështetje Kolegiale në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Ky udhëzues është hartuar me mbështetjen e Njësisë Korrektuese, e cila vepron në kuadër të misionit të EULEX-it në Kosovës ku një kontribut të veçantë në hartimin e tij e ka dhënë, Albert Gegaj.

Udhëzuesi siguron një rrugëzgjidhje për menaxhimin e mbështetjes ndërmjet punonjësve të SHKK-së. Me miratimin e këtij udhëzuesi SHKK synon në forcimin e lidhjeve dhe në rritjen e përkrahjes reciproke mes punonjësve në institucionet korrektuese.

Përveç kësaj, Udhëzuesi për Mbështetje Kolegiale ofron strategji dhe praktikat më të mira për të promovuar ndërveprimin pozitiv mes punonjësve, trajnimin profesional të përbashkët dhe zhvillimin e aftësive të përbashkëta.

Udhëzuesi do të ndihmojë në krijimin e një mjedisi motivues për punë dhe përgatitjen për ballafaqimin me sfidat e përditshme gjatë punës.

Miratimi i Udhëzuesit për Mbështetje Kolegiale në Shërbimin Korrektues të Kosovës tregon angazhimin e SHKK-së për të rritur efikasitetin dhe profesionalizmin e personelit të saj.

Ky dokument është njeri ndër hapat më të rëndësishëm të SHKK-së i cili aspiron në një sistem korrektues më të avancuar, e që përmbush standardet më të larta të të drejtave të njeriut dhe përgjegjësive profesionale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img