10.7 C
Pristina
Tuesday, April 15, 2025

Buy now

spot_img

Shkëndija triumfon ndaj Voskës, Struga fiton derbin, Gostivari mposht Shkupin

E diela solli emocione të mëdha në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, me duele vendimtare qw na lënë ende të hapur garën për titull, dalje në Evropë dhe mbijetesë.

Shkëndija e Tetovës ruajti pozitën e parë në tabelë me një fitore bindëse ndaj Voska Sport, duke triumfuar me rezultat 4-0 në një ndeshje ku dominoi nga fillimi deri në fund. Goli i parë për kuqezinjtë erdhi nga i rikthyeri Fiton Ademi, i cili përfitoi nga një asistim i bukur i Liridon Latifit për të realizuar si një sulmues klasik. Vetëm pak minuta më vonë, rolet u ndërruan: Ademi asistoi, ndërsa Fabricio Tamba shënoi për 2-0, rezultat me të cilin ekipet shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, Shkëndija vazhdoi ofensivën dhe gjeti edhe golin e tretë. Këtë herë ishte Tamba që asistoi, ndërsa me një goditje të saktë me kokë, Besart Ibraimi – golashënuesi më i mirë në historinë e kampionatit – e çoi topin në rrjetë. Fitorja u vulos në minutën e dytë të kohës shtesë nga Lorik Kaba, për tri pikë të arta në garën për titull.

Në Shkup, në stadiumin “Toshe Proeski”, u luajt një tjetër ndeshje mjaft e fortë – derbi për një vend në Evropë mes Rabotniçkit dhe Strugës. Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në të dytën ishte Hogan Ukpa ai që shënoi golin e vetëm të takimit, duke i dhënë struganëve një fitore të madhe dhe tri pikë të vlefshme në këtë fazë të sezonit.

Një sfidë me shumë ritëm dhe gola u zhvillua në Maxhari, ku Gostivari përmbysi disavantazhin për të mposhtur Shkupin me rezultat 3-1. Fillimisht ishte Demir Imeri që kaloi mysafirët në epërsi me një supergol nga goditja e lirë, por Glishiq barazoi për Gostivarin. Edhe pse Shkupi kishte një tjetër rast ideal me Kadriun, topi goditi shtyllën. Në pjesën e dytë, Lee Erwin shënoi për 2-1, ndërsa në fund Rinor Ajdini vulosi rezultatin për një fitore shumë të rëndësishme për ekipin vendas.

Sileksi konfirmoi pretendimet për titull me një fitore të thellë ndaj Besës së Dobërdollit. Ndeshja në Kratovë përfundoi 5-0, me gola nga Aliç, Dodev, dhe Gjorgjievski (dy herë).

Në ndeshjet tjera të javës së 27-të, AP Brera fitoi në transfertë ndaj Pelisterit me rezultat 2-1, ndërsa në përballjen mes Vardarit dhe Tikveshit, skuadrat ndanë pikët me rezultat 2-2. 

Java e 27: Gostivari – Shkupi 3-1Rabotniçki – Struga 0-1, Shkëndija – Voska Sport 4-0, Sileksi – Besa 5-0Pelisteri – AP Brera 1-2 dhe Vardari – Tikveshi 2-2.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img