Prej Neil Armstrong e deri më sot, një numër i njerëzve e kanë kuptuar se jo të gjitha zbulimet bëhen publike për njerëzit.
Disa shkencëtarë të NASA-së kanë bërë disa pretendime tronditëse rreth hënës. George Leonard, një shkencëtar i NASA-së dhe një analist i fotografive i cili analizoi disa fotografi zyrtare të hënës, është njëri nga këta shkencëtarë.
Pas analizimit të disa fotografive zyrtare të misionit të Apollos, ai ka bërë disa pretendime rreth asaj që ka gjetur në hënë. Kur është fjala për fenomenin UFO, ka shumë dokumente që pretendojnë se ata ekzistojnë, transmeton Gazeta Express.
Leonard argumentoi se NASA ka kohë që din rreth aktivitetit jashtëtokësor në hënë dhe se ka provuar ta fshehë këtë informatë. “Lexoni librat, kuptojeni se çfarë po ndodh, për shkak se nuk ka asnjë dyshim se po na vizitojnë… Universi në të cilin jetojmë është përplot çudira, kompleks dhe shumë më i madh se që mund ta dijmë… Njerëzimi ka kohë që pyet nëse jemi të vetmit në univers. Por, jo nuk jemi të vetmit”, kishe thënë Dr. Edgar Mitchell, një astronaut i NASA-së (i gjashti që kishte ecur në hënë).
Sipas gjitha gjasave, udhëtimi i Apollos për në hënë zbuloi se në hënë kishte aktivitet jashtëtokësor, por këtë e mbajnë fshehur NASA dhe qeveria amerikane.
Në dy video të publikuara në YouTube, njëri dokumentar dhe tjetri një intervistë e shkurtër me Brian O’Leary, shpjegohet më tej ky mister.