1.4 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Buy now

spot_img

Shkencëtarët thonë se këta speca e zgjasin jetën

Në studimin e parë të këtij lloji, një grup shkencëtarësh amerikanë ka zbuluar se konsumimi i specave djegës mund të jetë meritor për jetëgjatësinë e njerëzve.

Studimi përfshiu më shumë se 16.000 njerëz të cilët raportuaran mënyrën e ushqimit, ndërsa shkencëtarët gjatë gjashtë viteve në vijim, në mënyrë periodike, kanë kontrolluar nëse ka pasur një mospërputhje në dietën e tyre.

U zbulua se njerëzit të cilët rregullisht konsumojnë speca djegës, mesatarisht jetojnë deri në 10.5 vjet më gjatë, shkruan Independent.

“Rezultatet e studimit tonë treguan një normë të vdekshmërisë së reduktuar tek njerëzit të cilët rregullisht kanë ngrënë speca djegës. Në këtë rast nuk mendojmë nëse dikush ka ngrënë patatina me spec – e mjaftueshme ka qenë ngrënja e një speci djegës herë pas here. Shkalla e vdekshmërisë së njerëzve që hanin speca djegës ka qenë 21.6 për qind në periudhën prej 6 vjetësh, në krahasim me një normë të vdekshmërisë prej 33.6 për qind te njerëzit që nuk kanë konsumuar speca”, thanë hulumtuesit.

Cila substancë nga ky grup i ushqimeve është përgjegjës për këtë?

Fjala është për kapsaicinën, një komponentë aktive te specat që ua jep atyre djegësimin. Studimi tregoi se kjo molekulë mbron nga sëmundjet e zemrës.

Hulumtimi është publikuar në revistën “PLOS”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img