Site icon PrishtinaPress

Shkencëtarët konstatojnë: Fëmijët të cilët rregullisht hanë jogurt kanë më pak shanse t’u shfaqet ekzema

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe grupet e tjera udhëheqëse të ushqimit, aktualisht rekomandojnë jogurtin e zakonshëm me shumë yndyrë si ushqim për foshnjat nga muaji i gjashtë e tutje

Ekzema e fëmijëve apo dermatitisi atopik (AD) është kronik, inflamacion i lëkurës, ndërsa karakteristikat themelore janë lëkura e thatë, ndjenja e të kruarit, skuqja dhe zbokthi.

Mund të shfaqen edhe si trashje të disa zonave të lëkurës. Zëvendësohen në mënyrë alternative periudhat e përkeqësimit dhe të përmirësimit të sëmundjes.

Shpesh dikush nga anëtarët e familjes së fëmijës së sëmurë ka astmë bronkiale, rinit alergjik, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit e Zelandës së Re konstatojnë që nëse fëmija në vitin e parë të jetës rregullisht konsumon jogurt ka më pak shanse të sëmuret nga ekzema dhe alergjia.

– Kemi konstatuar që konsumimi i rregullt i jogurtit jep mbrojtje të fuqishme, mirëpo ajo që ende nuk e dimë është se cili lloj i jogurtit është më i mirë dhe sa është mbrojtës, – thotë dr. Krein.

Hulumtuesit gjithashtu nuk kanë ditur a do të zgjatë efekti gjatë fëmijërisë së mëvonshme.

Dr. Krein thekson edhe që prindërit të cilët ushqejnë bebet me jogurt duhet të bëjnë edhe gjëra tjera të cilat mund të ulin rrezikun nga alergjitë.

Ky studim ende nuk është i sigurt, janë të nevojshme edhe shumë hulumtime me prindërit e bebeve të cilat hanë jogurt dhe me ata bebet e të cilët nuk hanë jogurt.

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe grupet e tjera udhëheqëse të ushqimit, aktualisht rekomandojnë jogurtin e zakonshëm me shumë yndyrë si ushqim për foshnjat nga muaji i gjashtë e tutje.

Exit mobile version