Site icon PrishtinaPress

Shkencëtarët: Ja çfarë do të ‘godasë’ Tokën së shpejti

Edhe Dielli përshëndet ardhjen e vitit 2017 dhe e bën sipas mënyrës së vet, me një mori grimcash që do të ngjyrosin qiellin e Arktikut me aurora spektakolare.

Kjo valë grimcash (erë djellore) po udhëton drejt Tokës me shpejtësinë e 600 kilometrave në sekonde dhe sipas Agjencisë Amerikane për Atmosferën dhe Oqeanet (NOAA), mund të godasin planetin tonë për pak javë.

Por, asnjë panik. Nuk do të ketë asnjë rrezik për sistemet e komunikimit dhe satelitët, por vetëm aurora shkëlqyese në qiejt e poleve

Këtë erë në drejtim të Tokës e shkaktoi një vrimë që është krijuar në zonën më të jashtme të atmosferës së Diellit, ndryshe një rajon më i ftohtë dhe më i errët ku fushat manjetike përshpejtojnë fluksin e grimcave të prodhuara nga ylli jonë.

Ky fenomen është i dukshëm në imazhet e regjistruara nga observatori diellor i NASA-s, sateliti “Solar Dynamics Observatory”.

Exit mobile version