Gruaja më e bukur në botë është aktorja amerikane 29-vjeçare, Jodie Comer. Shkenca e ka shpallur Comer si gruan më të bukur në botë pasi ajo doli me rezultat 94,52% në raportin e artë të bukurisë i njohur gjithashtu si Phi që mat përsosmërinë fizike.
Sytë, vetullat, hunda, buzët, mjekra, nofulla dhe forma e fytyrës së saj u matën dhe iu afruan më së shumti nocionit të grekëve të lashtë për atributet e përmasave të përsosura. Raporti i Artë është një ekuacion matematik i krijuar për herë të parë nga grekët në një përpjekje për të matur bukurinë. Premisa është se sa më afër raportet e një fytyre ose trupi me numrin 1.618 (Phi), aq më të bukura bëhen ato.
Zendaya, 26 vjeç, doli në vendin e dytë me 94,37%, ndërsa modelja Bella Hadid, 25, ishte e treta me 94,35%. Beyonce, 41 vjeç, u rendit në vendin e katërt me një rezultat të hartës së fytyrës prej 92.44%./Prishtinapress/