1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Shkëmbimi i territoreve: Dyshime dhe tension te shqiptarët dhe serbët në Luginë!

U përmend me vite përpara, por shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë tek tash po shihet si zgjidhja më e mirë përfundimtare ndërmjet dy vendeve. Madje Thaçi e Vuçiq njëzëri kërkuan përkrahje nga institucionet  BE-së për këtë temë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi disa herë ka insistuar se ky nuk është shkëmbim i territoreve, por korrigjim i kufijve, sipas të cilit Lugina do t’i bashkohet Kosovës.

Por deklaratat e fundit nga dy presidentët vetëm sa kanë shtuar tensioned te shqiptarët dhe serbët në Luginën e Preshevës dhe Bujanoc, transmeton lajmi.net.

Gazeta serbe Blic ka realizuar një raport të gjatë për situatën në këtë zonë, pas shtimit të zërave se këto komuna do t’i bashkohen Kosovës.

“Pas fjalëve për korrigjim të kufijve, tensionet janë rritur. Njerëzit janë të shqetësuar për të ardhmen dhe pronën. Këtu problemi më i madh është zhvillimi ekonomik, qoftë për shqiptarët, serbët apo romët. Ë rinjtë shqiptarë shkojnë në Prishtinë dhe Tiranë për studime, dhe më nuk kthehen. Është e njëjta gjë me serbët në Novi Sad, Beograd e Nish. Nëse vazhdon kështu do të mbesim pa popullsi”, thotë Boban Pavloviq, ndihmës-kryetari i komunës së Bujanocit.

 presevo bujanovac_ras foto vladimir zivojinovic001

Agim Hasani, kryeshef për veprimtari shoqërore dhe shërbime publike pranë administratës komunale në Bujanocit thotë se ende nuk e kanë të qartë çfarë do të thotë “përcaktimi i kufirit”.

“Ajo që e dini ju përmes televizionit dhe gazetave e dijmë edhe ne. Varfëria, papunësia, largimi i të rinjve janë probleme këtu. Por e gjithë kjo është historike politike. Le të fillojmë një jetë më të mirë, dhe të zgjidhim këto probleme”, thotë Hasani.

Hasani rrëfen se ka dy djem. Njëri ka përfunduar studimet dhe po vepron në Prishtinë, kurse tjetri studion në Tiranë.

Stojança Arsiq, nënkryetar i Bujanocit flet për mundësinë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Stojanka Arsic, Zëvendës Kryetare e OS Bujanocit

Thotë se kjo mundësi është përmendur gjithmonë.

“Edhe ata që e kanë përmendur historinë e korrigjimit të kufijve, ende nuk dinë ta definojnë. Shkëmbimi i territoreve është një nga tregimet. Megjithatë duhet edhe qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare”, thotë Arsiq.

“Do të jetë e vështirë për të gjetur një zgjidhje që do të kënaqë të dyja palët, pasi Kosova është problem ndërkombëtar. Ajo që unë mund të them është se çdo shkëmbim i territorit mund të sjellë destabilizim dhe jo vetëm në Serbi. Lugina e Preshvevës si term është future në përdorim nga politikanët shqiptarë”, tregon tutje veteran serb.

Por çfarë thonë ata që çdo ditë ballafaqohen me problemet e të jetuarit në komunat me shumicë shqiptare?

“Të takohemi dhe ta respektojmë njëri-tjetrin”, thotë Cedomir Krstiq, banor serb i kësaj zonte.

“Serbët dhe shqiptarët duhet të gjejnë një gjuhë të përbashkët. Ajo që mund të them është se 90% e njerëzve nuk janë as për bashkim dhe as tërheqje. Dëshirojnë të qëndrojnë ku janë”, deklaron Zaim Limani, tjetër banorë në Luginë.

Të rinjtë nuk pranojnë të flasin për politikën, por duan të jetojnë në paqe.

“E gjitha kjo është situatë e lidhur. Duhet të jetojmë dhe të jemi të barabartë”, thotë një i ri.

Kurse Skënder Destani, lider i Bashkimit Demokratik të Luginës nuk bën ndarje në mes të shqiptarëve dhe serbëve.

“Nuk ka serbë dhe shqiptarë për mua, por njerëz me vlera dhe pa vlera. Nuk jam nacionalist, e dua popullin tim por nuk i urrej tjerët. Historinë e Thaçit dhe Vuçiqit e shoh si militarizim politik të panevojshëm dhe të rrezikshëm. Ndryshimi i kufijve gjithmonë çon në telashe”, tha Destani për Blicin serb.

Kurse një profesor i filozofisë, Ibrahim Kadriu mendon se korrigjimi i kufijve do ta zgjidhë problemin mes dy shteteve, pasi sipas tij shqiptarët dhe serbët kanë treguar se nuk mund të pajtohen.

“Urretja mes popujve është krijuar nga udhheqësit dhe politikanët. Shqiptarët dhe serbët më herë nuk ishin në konflikt, por ata kishin një armik të përbashkët – turqit. Diskriminimi dhe varfëria i kanë kthyer shqiptarët kundër këtij shteti”, deklaron ai.

Sipas regjistrimit të fundit në Serbi në vitin 2002 në Bujanoc janë mbi 23 mijë shqiptarë ose 55% e popullsi.

Në Preshevë mbi 31 mijë shqiptarë apo 89%, kurse vetëm 8.5% të popullsisë janë serbë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img