-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Shkëlzen Gashi: Jam tronditur nga mbrojtja në Hagë, ata e mohuan që ishin liderë të UÇK-së

Analisti Shkëlzen Gashi ka thënë në emisionin Pressing në T7 se ishte i tronditur nga ajo që dëgjoi prej mbrojtjes së ish krerëve të UÇK-së në dhomat e specializuara në Hagë.

Sipas Gashit, avokatët e mohuan se ishin në Shtab të Përgjithshëm të UÇK-së dhe se kishin çfarëdo pushteti mbi ushtarët. Madje, shton Gashi, ata u munduan t’i linin përgjegjësinë zyrës së UÇK-së në Prishtinë me përfaqësues Adem Demaçin.

“Unë isha i skandalizum me mbrojtjen që kanë bërë këta. E kanë mohuar edhe që kanë qenë në pozita drejtuese të UÇK-së. Thanë se nuk ka pasur shtab të përgjithshëm dhe nuk kanë pasur pushtet. Ja deleguan krejt zyrës së UÇK-së në Prishtinë, këtu Adem Demaçit. E cka është më e keqja, avokati i presidentit Thaci e pranon që UÇK ka kryer krime, por klienti im nuk e ka bërë”, përfundoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img