Shkëlzen Gashi, ish-këshilltari i ish-kryeministrit Albin Kurti, i është kundërpërgjigjur një ushtari amerikan që dje i reagoi liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, në rrjetin social Tëitter.
AJ Todd, pjesëtarit të Ushtrisë së ShBA-ve, i i tha dje Kurtit që të sigurohet se mund ta ruajë paqen pa ndihmën e shtetit të tij.
or, Gashi i thotë ushtarit amerikan se SHBA-të kanë intervenuar në Kosovë sepse ka qenë interes i tyre.
“Ani tha ‘sigurohu që nuk duhet të vij më për ta rujtë paqen në Kosovë’. Zotni, ti ke ardhë me rujtë paqen në Kosovë sepse ka qenë interes i vendit tënd dhe vjen prapë nëse është interes i vendit tënd. Qaq”, ka shkruar ai.
E gjithë përplasja nisi pasi Albin Kurti tha se nëse kthehet në qeveri nuk do ta implementojë marrëveshjen ekonomike Serbi-Kosovë, të ndërmjetësuar nga ShBA-të e të nënshkruar të premten në Shtëpinë e Bardhë.
Kjo bëri që të reagoi Emisari i Posaçëm, Richard Grenell, duke i thënë Kurtit se çdo herë ka qenë kundër Amerikës.