Analisti Shkëlzen Gashi tha se është i shqetësuar se pse kryeministri shqiptar Edi Rama e ka bërë Draft-Statutin për Asociacionin.
Sipas tij, ky draft-statut s’do të realizohet, por u shpreh se “Rama e ka një hall që po merret me këtë punë”
“Kjo s’bëhet, por çka po më shqetëson mua është pse Edi Rama mu merr me këtë punë, çfarë halli ka ky pse spo i këqyrë punët e veta. Pse s’po e këqyr shtetin e vetë, kush ta ka lyp Draftin? Kosova s’ta ka lyp Draftin çka i ke dhanë zor. Kryeministri i Kosovës i tha ma mirë është ai mi këqyr punët e veta sesa me na bo dëm, na s’i kemi kërku Draft pse me bo Draft ai. Një zor e ka, kokë me vete se ka bë por mos i ka thanë dikush se?”, tha ai.