Pas reagimit që ka bërë sot kryeministrit E Rama në lidhje me akuzat për financime të fondacionit “Sorros” në qeverinë e drejtuar prej tij, djali i ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha e ka konsideruar Ramën si një mosmirënjohës.
Madje ai nëpërmjet një fotoje të vjetër të Ramës e ironizon nëpërmjet disa vargjeve. ” Mosmirenjohesi i Nanos akuzon si “mosmirenjohes” kundershtaret e Sorosit. – Anes detit i palare, anes drites i papare, prane sofres i pangrene, prane dijes i panxene, LAKURIQ (nuk po e ilustrojme) e i dregosur, trup e shpirt i sakatosur. – Keshtu ishte katandisur para se ta gjente Bamiresi”, shkruan Berisha.