Site icon PrishtinaPress

Shkëlqim Vladi ndihet borxhli ndaj Kosovës, por ia lë të hapura dyert edhe Zvicrës

Shkëlqim Vladi është njëri prej futbollistëve të shumtë shqiptarë që është lindur dhe rritur në Zvicër.

Ndonëse ndihet borxhli ndaj Kosovës, vendit të prindërve të tij, qendërsulmuesi nuk ia ka mbyllur dyert as Kombëtares së Zvicrës.

Në një intervistë dhënë mediumit zviceran “RSI”, futbollisti i ri i Luganos tregon se nuk ka vendosur ende për Kombëtaren, ndonëse ishte ftuar nga “Dardanët” më herët.

“Nuk më shqetëson fare kur më pyesin, por të shohim se çka do të më sjellë e ardhmja. Për momentin gjithçka është e hapur. Kur do të vijë momenti, do të vendos. Do të jetë një zgjedhje e vështirë, sepse jam rritur në Zvicër, por prindërit e mi janë nga Kosova dhe nuk mund ta harroj këtë. Dua t’i bëj ata krenarë”, deklaroi Vladi.

Për dallim nga disa lojtarë që i dhanë premtime Kosovës dhe në fund e zgjodhën Zvicrën, 22 vjeçari duket se ndien më shumë që t’ju bashkohet “Dardanëve”.

Ai ishte rritur tek të rinjtë e Young Boys, ndërsa i kishte realizuar 21 gola në 53 paraqitje në Challenge League.

E tash synon të shkëlqej në Superligën zvicerane me Luganon.

Exit mobile version