Kosova dhe Serbia vazhdojnë ta akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe Ohër në dy muajt e fundit. Ndër pikat më të diskutueshme janë njohja e shtetësisë së Kosovës nga Serbia, anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare, si dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Kosova dhe Serbia kanë arritur pajtueshmëri marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në shkurt të këtij viti në Bruksel, kurse për zbatimin e saj, në mars në Ohër.
Kosova dhe Serbia vazhdimisht akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjeve. Njëra prej tyre parasheh që “Serbia të mos e bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, mirëpo, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është deklaruar disa herë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Tri ditë, pas marrëveshjes të Ohrit, ai tha se Serbia nuk do ta zbatojë pjesën e marrëveshjes lidhur me anëtësimin e Kosovës në OKB. Edhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq u shpreh se Serbia do ta zbatojë marrëveshjen e Ohrit “deri të vijat e kuqe”, duke e përjashtuar njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizata.
Marrëveshja me 11-të nene, njëmend nuk e obligon Serbinë që ta njoh Kosovën por kërkon që të dyjat shtetet të ia njohin njëra-tjetrës dokumentet siç janë: pasaportat, diplomat dhe targat.
Ndërsa, autoritetet në Prishtinë thonë se marrëveshja nënkupton njohje de-facto të shtetësisë së Kosovës nga Serbia.
Bashkimi Evropian ka thënë se Kosova duhet ta formojë Asociacionin me urgjencë. Kryeministri I Kosovës, Albin Kurti thotë se bëhet fjalë për një nivel adekuat të vetmenaxhimit të komunitetit serb dhe jo për vetqeverisje dhe se nuk mund të barazohet fjala komunitet dhe Asociacion.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tri herë u pyet në një konferencë për media “nëse Serbia është duke i shkelur marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit”, ai nuk tha ajo po, as jo.
“Zbatimi është shumë I rëndësishëm, përpjekjet dhe hapat e bërë nga BE janë shumë të qartë në apektin e afrimit të ndihmës për të dyja palët në zbatim”, tha ai.
Ai u pyet edhe për votat e Serbië kundër Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ne jemi në dijeni të votimit dhe jemi të fokusuar në pikat e marrëveshjes si ndërmjetësues i dialogut mes Kosovës dhe Serbië, në pikat të cilat I përmenda më herët”, tha Stano.