2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Shkel këmbësorin dhe zhduket nga vendi i ngjarjes, lëndohet viktima

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në Zveçan, një shofer ka goditur një këmbësor dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktima ka pësuar lëndime trupore.

Sipas policisë, kjo ngjarje ka ndodhur mbrëmë në ora 23:15, në Rrugën “Nacionale”, në fshatin Rudare të Zvecanit.

“Rr. Nacionale-Fsh. Rudare, Zveçan 30.04.2023-23:15. Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës Veri, pasi që i njëjti dyshohet se është goditur nga një veturë në lëvizje e cila është laruar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim të policisë.

Sipas policisë, për këtë rast është njoftuar prokurori, dhe rasti është në procedurë hetimore./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img