Një kovoj rus është shkatërruar në një qytezë afër Kyivit, ndërsa mediat kanë publikuar pamjet nga gjendja atje.
Mediumi i cili raporton për Evropën Lindore, “NEXTA”, ka publikuar fotografi të ushtarëve të vrarë rusë, në Gostomel, që është në rrethinë të kryeqytetit ukrainas, Kyivit.
Defeated column of invaders in #Gostomel pic.twitter.com/TJ9rOrFwY2
— NEXTA (@nexta_tv) March 4, 2022
Pamje të ngjashme janë publikuar edhe nga llogari të tjera në rrjetin social Twitter.
Ndryshe, ka vazhduar lufta në Ukrainë edhe në ditën e nëntë prej kur ajo ka nisur.
Gjatë natës së 4 marsit është raportuar se Rusia ka granatuar vendin afër termocentralit bërthamor në Zaporizhzhia, që ndodhet në Enerhodar, në juglindje të Ukrainës.
Centrali është më i madhi i këtij lloji në Ukrainë dhe përmban gjashtë nga 15 reaktorët e energjisë bërthamore të vendit, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).