Shkatërrohet grupi i trafikantëve të armëve, prokuroria tregon gjithçka rreth operacionit “Shënjestra”

62
Advertisement

Pas raportimit ekskluziv të Indeksonline rreth operacionit të koduar me emrin “Shënjestra” që në fokus ka zbulimin e armëve ilegale dhe arrestimin e të dyshuarve e që po zhvillohet në dhjetëra lokacione, ka ardhur njoftimi iu parë nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda.

Advertisement

Sipas kësaj prokurorie, pas një hetimi intenziv disa mujor, i filluar nga fundi i vitit 2018, me masa të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Hetimeve kundër Krimit të Organizuar – DHKO në Prishtinë, është kryer bastisje në disa lokacione në regjione të ndryshme në tërë Kosovën, me ç ‘rast janë sekuestruar një sasi e madhe e armëve dhe municion të llojeve të ndryshme dhe atë deri më tani 37 revole, 8 armë gjuetie, 3 armë AK-47, 2 armë gjysmë automatike, 7 armë të gjata, 1 pushkë ajrore, 18 karikator, pjesë të ndryshme të armëve, një sasi e madhe e fishekëve, rreth 9,000 copë të kalibrave të ndryshëm, po ashtu, janë sekuestruar të holla rreth 10.000 € si dhe 2 vetura.

 

 

Me këtë rast janë arrestuar 18 persona, me inicialet: A.F.,P.F.,M.F.,M.SH.,I.R., R.M.,N.M.,P.M., A.F.,B.A.,S.N.,A.H., K.P.,E.B.,K.D., B.J.,S.K.,F.U., ndaj të cilëve është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transporti, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, nga neni 364 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se operacioni ende është duke vazhduar.

PostAdssFotoja e reklamës