-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Shkatërrohet banda e trafikut të kokainës, në pranga 27 persona, sekuestrohen 80 milionë euro

Autoritetet belge kanë shkatërruar bandën e trafikantëve të kokainës, ku në pranga kanë rënë 27 persona.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se në kuadër të operacionit të zhvilluar nga autoritetet është sekuestruar 1,6 ton drogë, vlera e të cilës është 80 milionë euro.

Përveç drogës policia ka sekuestruar edhe dhjetë armë zjarri, përfshirë pesë kallashnikovë, automjete, kuaj dhe bagëti, si dhe celularë të koduar dhe orë luksoze.

Mësohet se policia ka rënë në gjurmët e trafikantëve falë mesazheve të koduara nga telefonat Sky ECC.

“Rreth 580 kilogramë kokainë u kapën gjithashtu, si dhe më shumë se 1.6 ton drogë për një vlerë të vlerësuar të rrugës prej më shumë se 80 milion euro”, thuhet në njoftimin e bërë nga autoritetet vendase.

Autoritetet bënë arrestimin dhe sekuestrimin e drogës në provincën e Liège, në Huy, Aywaille, Modave-Strée, Ferrières, Verviers, Herve, Comblain-au-Pont dhe Amay, si dhe në provincat nga Limburg, në Genk dhe në Flandrën Lindore, në Thames.

Në operacion morën pjesë më shumë se 300 policë.

Hetimi në për këtë rast filloi tre dite më parë. Dosja u dërgua në zyrën e prokurorit federal e cila nxori në dritë aktivitetet kriminale në rajonin e Liège, por që ishte aktive në Limburg, Flandrën Lindore dhe jashtë saj, veçanërisht në Holandë dhe Spanjë. Sipas autoriteteve rreth 15 ton kokainë kanë kaluar nga Belgjikë falë kësaj organizate.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img