7.6 C
Pristina
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Shkatërrimi i grupit të fajdesë në Prishtinë

Një nën me dy djemtë e saj dhe bashkë me një person të katërt iu shkatërrua grupi i fajdesë që kishin në Prishtinë.

Detajet se si u zhvillua e gjithë ngjarja e si filluan hetimet për grupin e fajdeve në kryeqytet po transmetohen sonte në Kallxo Përnime.

Në emision gjithashtu po zbulohen edhe materiale ekskluzive të përgjimeve e dhe skema e fajdeve.

Aksioni u zhvillua nga Policia e Kosovës më 19.07.2024.

Katër lokacione në Prishtinë, dy banesa, një shtëpi dhe një ‘qebaptore’ u bastisën nga zyrtarët e Policisë.

Në këtë aksion kundër të dyshuarve për përfshirje në veprën penale fajde dhe detyrim policia arrestoi katër persona.

Miradije Xhemshiti, dy djemtë e saj, Lorik dhe Valon Xhemshiti, dhe Mergim Zeqiri, janë katër të arrestuarit.

Në Dosje u shpjegua në detaje se si viktima u përball me të dyshuarit e se si paratë u sollën nga të dyshuarit tek viktima dhe e kundërta.

Në po të njëjtën Dosje u prezantuan edhe provat që Policia e Prokuroria tashmë kanë në duart e tyre, përmes të cilave vecse u shfaqën dyshimet e para për t’ia hapur rrugën hetimeve.

Prokurori i rastit, Arben Hoti e vlerësoi se provat janë të mjaftueshme për të bërë që të filloi aksioni mu në qendër të Prishtinës.

Aksioni u zhvillua nga ekipet  speciale të Policisë së Kosovës, lokacionet që ishin cak u kontrolluan e të gjësendet e gjetura u sekuestruan, teksa u bë edhe konfiskim i pasurisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img