Bordi Mbikëqyrës ka shkarkuar Dardan Nuhiun nga pozita e drejtorit të Njësisë për Inteligjencë Financiare.
Në mbledhjen e mbajtur sot, Bordi ka marrë vendim që të njëjtin ta shkarkojë me efekt të menjëhershëm. Ky vendim është marrë pas shqyrtimit të audioincizimeve të cilat e implikojnë Nuhiun.
Ndër të tjera ai, në një bisedë dëgjohet të thotë se për 2-3 vjet do të marrë nën kontroll disa media të forta dhe se do të realizojë planin e tij. Nuhiu mban këtë post nga viti 2011.
Më posht linku i bisedës: