1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Shkarkohet sekretari i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Izedin Bytyqi

Është shkarkuar nga pozita e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Izedin Bytyqi.

Para se të ushtrojë funksionin e sekretarit në MMPHI, Bytyqi ka shërbyer edhe si Sekretar i Përgjithshëm i  Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) dhe së fundi Ministrisë së Infrastrukturësnë (MI) në kohën kur ministria udhëhiqej nga Lumir Abdixhiku dhe Arban Abrashi.

Në kohën sa udhëheqej MI-ja nga Ministri Arban Abrashi e kishte liruar nga detyra e Sekretarit te Përgjithshëm të kësaj Ministrie, Izedin Bytyqin, por i njëjti ishte ri-kthyer pas ndërhyrjes së Agim Veliut.

Vendimin e kishte nënshkruar Agim Veliu qe kishte detyruar dikasterin e udhëhequr nga Arban Abrashi që ta rikthejë në të njëjtën pozitë Izedin Bytyqin.

Bytyqi ishte dënuar më 2012 nga Gjykata e Lartë për Kundërvajtje për shkak se e kishte shkelur Ligjin për Deklarimin e Pasurisë.

Ai fillimisht kishte marrë një gjobë prej 2 mijë e 300 euro, vendim ky për të cilin ishte ankuar. Pas rishikimit të vendimit i njëjti ishte dënuar me 1 mijë e 500 euro.

Burime brenda MMPHI-së tregojnë qe në vend të tij është caktuar Servet Spahiu./PrishtinaPress.net/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img