Këshilli Drejtues i UP “Hasan Prishtina” ka shkarkuar nga detyra Besfort Krasniqin, i cili mbante pozitën e sekretarit të përgjithshëm të këtij universiteti publik.
Këtë lajm e ka konfirmuar për Telegrafin Altin Sahiti, udhëheqës i Këshillit Drejtues.
“Po, sot është shkarkuar sekretari i përgjithshëm i UP-së” – tha Sahiti.